Zëri i Rusisë  

Lartësitë e Kaukazit, rërat e pamata afrikane dhe ishujt e Oqeanit Paqësor sot mund ti shohësh bile dhe pa u larguar fare nga Moska. Në kryeqytetin rus po zhvillohet Java Ndërkombëtare vjeshtore e biznesit turistik profesional MATIW 2010. Në të marrin pjesë rreth 1000 kompani nga 110 vende të botës. Sipas parashikimeve paraprake, numri i vizitorëve të ekspozitës do të përbëjë jo më pak se 80 mijë veta. Biznesi turistik i Rusisë pësoi dëm të ndjeshëm nga kriza financiare globale, por tani ai sërish po provon rritje, thotë bashkëpunëtorja e një prej agjencive turistike më të mëdha ruse Natalia Gushina: "- Konstatoj me kënaqësi se gjendja aktuale e tregut turistik është më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Sipas drejtimeve kryesore të sezonit veror ne evidentuam një rritje prej 3-4%. Përkatësisht pushimeve dimërore, meqenëse ne specializohemi për turet e skive malore, shitjet kryesore për ne fillojnë nga muaji tetor. Ne presim rritjen dyfish të shitjes së tyre", thotë Natalia Gushina. Operatorët turistikë i kanë të gjitha arsyet të shpresojnë për arritjen e suksesit me shitjen e tureve të skive malore. Për më tepër se Rusia ka më tepër sisteme malore, vargmale pra, më shumë se çdo shtet tjetër i botës dhe të gjitha ato janë krejtësisht diverse nga njëra-tjetra. Kodrat e ulta të Gadishullit të Kolës, lartësitë e mbuluara përherë me dëborë të Kaukazit, vullkanet e Kamçatkës dhe malet e Altait krijojnë mundësi të mrekullueshme për pushime aktive si për fillestarët, ashtu dhe për turistët e rregjur. Adhuruesit e rrëshqitjeve ekstremale me ski i tërheq fort lartësia e madhe dykrenare kaukaziane e malit Elbrus, edhe mali kaukazian Çeget nëpër të cilin kalon një nga akset më të vështira rrugore për në Evropë. Evropianët vijnë për pushime atje për hir të heli-ski-ve. Kështu quhet rrëshqitja me ski nëpër shpatet e pashkelura malore, vende këto ku skiatorët i sjellin me helikopter. Ndërsa ata që preferojnë kushte më komforte rrëshqitjeje me ski shkojnë në vendin e quajtur Krasnaja Poljana - pistë rrëshqitjeje kjo në vendet klimatike të Kaukazit të Veriut, e cila ndodhet jo larg Soçit, kryeqytetit të Olimpiadës Dimërore të vitit 2014, që është provuar tashmë mëse një herë nga Kryeministri rus Vladimir Putin. Krasnaja Poljana është një vend krejtësisht unikal si për nga veçoritë e veta klimatike, ashtu dhe përkatësisht shndërrimeve me përmasa të gjera që po ndodhin aktualisht atje. Vetëm për disa vjet në shpatet e këtij vendi malor pushimesh u dukën hotele moderne, në lartësitë më të mëdha të tij janë shtrirë teleferikët. Qeveria e Rusisë ka ndërmend me ritme po të tilla të zhvillojë edhe vende të tjera pushimesh dhe jo vetëm ato të përshtatshme për ski malore. Në përputhje me programin federal të zhvillimit të turizmit të brendshëm dhe atij jashtë caqeve të vendit, i cili do të lançohet vitin e ardhshëm, për zhvillimin e potencialit turistik të vendit janë caktuar tashmë 96 miliardë rubla.