0Në vendet e Europës shpërtheu një valë manifestimesh dhe grevash. Në Varshavë u zhvillua një aksion masiv nga përfaqësuesit e sindikatave të sferës buxhetore, që protestojnë kundër "ngrirjes" së planifikuar nga qeveria në vitin 2011 të pagës dhe shkurtimin e vendeve të punës. Federata e punëtorëve të hekurudhave të Greqisë zhvilloi në vigjilje një grevë 5 orëshe në shenjë proteste kundër projektligjit të përpunuar nga qeveria për privatizimin e kësaj dege. Sindikatat e Rumanisë nxorrën nëpër rrugët e Bukureshtit rreth 10 mijë demonstrues, që protestonin kundër politikës për "shtrëngimin e rripit", që do të zhvillojë qeveria.