0"Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë i bëri thirrje Iranit për rifillimin e negociatave për furnizimin e lëndës djegëse për reaktorin studimor. Skema u përpunua në tetor të vitit të kaluar dhe parashikon transportin e uraniumit për pasuurim nga Irani për në Turqi. Komuniteti botëror po bën presion mbi Teheranin me qëllim, që ai të refuzojë zhvillimin e programit të vet për pasurimin e uraniumit, për faktin se shqetësojnë ammbiciet e tij ushtarako-bërthamore. Në vigjilje Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi urdhrin për ndërprerjen e furnizimit të sistemeve raketore C-300 Iranit, teknikës antiplumb, avionëve ushtarakë, helikopterëve dhe anijeve.