Zëri i Rusisë  

Në këto 10 vitet e afërta kontributi i biznesit të vogël në GDP e Rusisë mund të dyfishohet. Për këtë duhet vetëm të reduktohet barra tatimore për sipërmarrësit fillestarë dhe të hiqet qafe korrupsioni. Në një konkluzion të tillë arritën pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar për Investimet "Soçi-2010". Nuk është sekret për askënd se shumë vende evropiane në rrugën e zhvillimit të vet zgjedhjen e bëjnë në favor të mbështetjes së biznesit të vogël dhe të mesëm. Kontributi i kompanive jo të mëdha në GDP e shteteve evropiane të tilla si Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia i tejkalon të 50%, kurse në disa të tjera arrin bile deri në 70%, njoftoi në raportin e vet mbajtur në Forumin Ndërkombëtar për Investimet "Soçi-2010" Kreu i stafit drejtues të Sberbank-ës ruse German Gref. Rusia, sipas fjalëve të tij, gjithashtu po avancon nëpër rrugën e stimulimit të zhvillimit të biznesit të vogël, por po e bën një gjë të tillë me ritme jo aq sa duhet të shpejta. "Për 10 vitet e fundit kontributi i biznesit të vogël në strukturën e GDP u rrit nga 10% deri në 20%. Por bile dhe në krahasim me vendet evropianolindore ky kontribut është ende palejueshmërisht i ulët", - theksoi Kreu i një prej bankave më të mëdha të vendit. Ai është mëse i bindur, se kontributi i "vogëlushëve" në ekonominë e vendit duhet dhe mund të dyfishohet aty nga viti 2020. Shumë biznesmenë rusë mendojnë se në këtë sferë mund të arrihen rezultate edhe më të ndjeshme. Kontributi i biznesit të vogël në GDP e Rusisë mud të rritet jo dyfish, por trefish, mendon sipërmarrësi i njohur rus Vadim Dimov: "Kjo është e domosdoshme me qëllim që njerëzit të mund të  bëhen më të guximshëm në mishërimin në jetë të ideve të tyre, të vetërealizohen në jetë, që ata të mund të hapin biznesin e tyre, të mund t'a lënë trashëgim atë. Gjatë krijimit të mundësive për realizimin në jetë të ndofarë synimeve personale ne mund të përfitonim një numër jashtëzakonisht të madh profesionistësh pikërisht në sferën e biznesit të vogël. Kjo që do të nxiste, do të inkurajonte e do të tërhiqte një numër të madh njerëzish, specialistësh në prodhime jo të mëdha, në ofrimin e shërbimeve dhe atëhere ne do të arrinim të eliminonim tensionin social, veçanërisht në qytetet e vogla. Meqë ra fjala, pikërisht atje aktualisht ka gjetur zhvillim më të madh biznesi i vogël, meqenëse në këto qytete jo të mëdha nuk ka ndërmarrje qyteza-formuese. Edhe barrierat atje janë më të vogla për forcë të faktit se njerëzit e njohin mirë njëri-tjetrin dhe se mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh atje. Sipas mendimit të pjesëmarrësve të Forumit Ndërkombëtar për Investimet "Soçi-2010", pengesë kryesore në rrugën e zhvillimit të biznesit të vogël rus vazhdon të mbetet niveli i lartë i korrupsionit. "Porosia shtetërore vazhdon të mbetet një sistem tejet i korruptuar, zyrtarët jo gjithmonë janë të interesuar për kursimin e mjeteve", - pranoi Ministrja e zhvillimit ekonomik të Rusisë Elvira Nabiulina, dhe shtoi, se për përmirësimin e situatës shteti do të fillojë të merret me zhvillimin e platformës elektronike për realizimin e porosive shtetërore. Elvira Nabiulina mendon, se eliminimi i barrierave administrative do ti hapë qytetarëve rusë rrugën drejt ushtrimit të lirë të aktivitetit sipërmarrës personal. Sipas gjykimit të saj, aleatë të biznesit të vogël në Rusi duhet të bëhen bashkitë, siç ndodh një gjë e tillë në shumë vende të botës, meqenëse zhvillimi i biznesit siguron vende të reja pune dhe përfitimin e të ardhurave të larta nga tatimet.