0Parlamenti i Ukrainës refuzoi të vendosë moratoriumin veprues deri më 1 janar të vitit 2020 përkatësisht rritjes së moshës së pensionit të grave. "Pro" miratimit të ligjit përkatës votuan 202 deputetë gjatë 226 zërave të nevojshëm. Kundër miratimit të këtij ligji dolën deputetët e fraksioneve pro-qeveritare - Partisë së Rajoneve dhe Bllokut të Litvinit. Verhovnaja Rada (parlamenti) nuk pranoi të miratojë projekt ligjin alternativ, të propozuar nga opozita, si dhe ti rikthejë të dy dokumentet në leximin e parë përsëritës. Rritja e moshës së daljes në pension për gratë nga 55 deri në 60 vjeç është një nga detyrimet e Ukrainës përpara Fondit Monetar Ndërkombëtar.