0Qindra pronarë kamionësh dhe autocisternash zhvilluan një miting masiv natën e kaluar pranë godinës së parlamentit në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për liberalizimin e transportit të ngarkesave. Shoferët formalisht nuk mund të shpallin grevë, meqenëse qeveria ka shpallur mobilizimin civil, duke i urdhëruar de facto ata të dalin në punë. Por shoferët bllokuan me rreth 1 mijë kamionë akset rrugore të hyrjes në Athinë duke shkaktuar me këtë probleme serioze për qarkullimin në autostradat kryesore. Liberalizimi i të ashtuquajturave profesione të mbyllura (profesione me akses të diferencuar) është një nga detyrimet e qeverisë së Greqisë ndaj kreditorëve nga BE dhe FMN. Sot në Greqi është shpallur greva 5-orëshe e punonjësve të hekurudhave në shenjë proteste kundër projekt ligjit mbi privatizimin e degës. Kanë dalë në miting gjithashtu edhe ish bashkëpunëtorët e një kompanie ajrore, që u pushuan nga puna gjatë kohës së privatizimit të saj, të cilëve nuk u paguajnë tashmë që prej mëse 1 viti ndihmat e papunësisë.