Zëri i Rusisë Moska dhe Shën Peterburgu u bashkuan sot me aksionin ndërkombëtar "Dita pa makina", e cila zhvillohet rregullisht në qytetet më të mëdha të botës që nga viti 1974. Qëllim i saj është mbrojtja e ekologjisë dhe tërheqja e vemendjes ndaj problemit të trafikut të rënduar në  qytetet e mëdha. Qytetarëve në këtë ditë u bëhet thirrje për të hequr dorë nga udhëtimet me automjetin personal dhe për të shfrytëzuar transportin publik për nevojat e qarkullimit. Kosto e udhëtimit me këtë të fundit sot është 2 herë më e lirë se zakonisht. Njëkohësisht është rritur numri i autobusëve, tramvajeve dhe trolejbusëve. Sipas të dhënave të ekologëve, transporti automobilistik është ndotësi kryesor i ajrit në qytete. Në Moskë atij i bien për pjesë më tepër se 94% e emisioneve të lëndëve ndotëse.