Zëri i Rusisë  

Rusia për herë të parë po zhvillon kampionatin botëror në këtë lloj disipline sportive. Në ceremoninë solemne të hapjes së Kampionatit të 30-të, jubilar botëror në kompleksin sportin "Olimpijskij" të Moskës ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Kryetarit të shtetit Svetllana Medvedieva. Në këtë turne do të marrin pjesë rreth 800 sportiste nga 56 vende të botës. Skuadrën kombëtare të Rusisë në kampionatin aktual të planetit e përfaqësojnë Eugjenia Kanajeva, Darja Dmitrieva, Darja Kondakova, Jana Llukonina në kualifikimin individual, në ushtrimet në grup: Ekaterina Malligina, Darja Sherbakova, Uljana Doncova, Natalja Peçuzhkina, Tatjana Sergejeva dhe Anastasia Nazarenko. Prima e padiskutueshme, absolute e gjimnastikës artistike Eugjenia Kanajeva në ditët e sotme nuk njeh sportiste të barbartë me veten në këtë lloj sporti në botë. Për një periudhë më tepër se 2 vjeçare ajo nuk ka humbur as edhe një kampionat duke zënë vendet e para në të gjitha turnetë - duke filluar që nga  Lojrat Olimpike të vitit 2008 e deri tek etapat e Kupës së botës dhe Grand-prix. Përveç medaljes së arit të fituar në Pekin ajo mban edhe titullin e Kampiones së botës dhe atë të Kampiones së Evropës. Siç mendon Presidentja e Federatës Ruse të gjimnastikës artistike Irina Viner, një rivalitet veçanërisht i ashpër i pret sportistet ruse në ushtrimet në grup me skuadrat shumë të forta të Italisë, Bjellorusisë dhe Japonisë.