Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Në Rusi u krijua klubi i miqve të Qendrës së inovacioneve "Skolkovo". Mbi dëshirën e vet për të punuar mbi realizimin e këtij projekti në jetë deklaruan Universitetet e Moskës dhe Peterburgut, Universitetet teknike të Moskës e Kazanit si dhe plot institute të tjera të larta të autoritetshme ruse. Qyteza e inovacioneve nuk do të jetë ndonjë territor i mbyllur. Efekti i veprimtarisë së saj do të ketë karakter ndërkombëtar. Për këtë deklaroi kuratori i projektit, Zëvendës Shefi i parë i administratës presidenciale Vlladisllav Surkov: " Mua më duket se "Skolkovo" është njëfarë lloj vendi i caktuar gjeografik. Ndërsa në kuptimin e veprimtarisë së vet, ai, sigurisht, do të ketë edhe përmasa mbarëruse. Unë mendoj, se marrëveshja do tu demonstrojë të gjithëve qëllimin tonë kryesor, dhe pikërisht, që qendra inovative të bëhet jo thjesht njëfarë territori i mbyllur në të cilin njerëzit mendjendritur të shpikin ndonjë gjë, por që ajo të shndërrohet, siç është bërë e modës të shprehet tani, platformë e hapur, në të cilën shkecëtarët më të mirë të vendit, studentët, aspirantët, profesorët, inxhinierët e kompanive, uzinave përkatëse dhe ndërmarrjeve të ndryshme të mund të krijojnë së bashku produktin e ri teknologjik", tha Vlladisllav Surkov. Me qëllim që të krijohet produkti i ri është e domosdoshme që jo vetëm të rinovohen fondet prodhuese dhe të aplikohen teknologjitë e reja. Duhet gjithashtu të mësojmë të fitojmë para duke i aplikuar këto përpunime shkencore në jetë. Prandaj aktualisht për shumë specialistë Qendra "Skolkovo është simbol i qendrimit të ri ndaj punës së tyre, vë në dukje deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë Anton Beljakov: "Skolkovo" si trend është njëfarëlloj shprese që ushqehet në lidhje me atë se njerëzit krijues do të mund të thithin, si i thonë fjalës, një gllënjkë ajri. Dhe se shpikjet, mendimet dhe idetë e tyre shkencore do të gjejnë aplikim në jetë", tha Anton Beljakov. Por "Skolkovo" destinohet të zgjidhë gjithashtu edhe detyra të rëndësishme politike. Sepse aftësia e shtetit për të garantuar dhe për të ruajtur nivelin e lartë teknologjik të zhvillimit është një nga tiparet e demokracisë. Mbi ndërlidhurinë midis shndërrimeve ekonomike dhe zhvillimit të demokracisë shprehen shumë ekspertë. Sipas mendimit të tyre, pikërisht ekonomia inovative do të ndihmojë për forcimin e vlerave demokratike në shoqërinë ruse.