0Në Rusi janë likuiduar më tepër se 19 mijë tonë arme kimike - gati gjysmën e rezervave ekzistuese, deklaroi nëpunësi i Ministrisë së industrisë të Federatës Ruse Viktor Hristov. Ai vuri në dukje, se për vitin në vazhdim nga buxheti federal për këtë qëllim janë caktuar 20 miliardë rubla (rreth 500 milionë euro). Rusia, pasi nënshkroi Konventën mbi armën kimike, u zotua të likuidojë 40 mijë tonë lëndë helmuese të vetat aty nga viti 2012. Por në lidhje me krizën ekonomike botërore u detyrua ti zhvendosë afatet e likuidimit të armës së vet kimike afërsisht për 2 vjet.