Zëri i Rusisë  

Amerikanët në Afganistan jo vetëm kanë shkatërruar, por edhe kanë ndërtuar gjithashtu. Kjo ide përshkon në mënyrë krejtësisht evidente nga fillimi në fund intervistën e sapopublikuar të Komandantit të trupave aleate ISAF në Afganistan Davod Petraeus në site "Spiegel-online". Ndër meritat që këto forca mund ti atribuojnë vetes janë mijëra kilometra rrugë të ndërtuara rishtas, shkolla, pika ofrimi të shërbimit mjekësor. Por banorët vendas nuk dihet përse nuk i vlerësojnë fort këto punë të mira. Petraeus përvijon edhe një shkak të rëndësishëm me të cilin ai justifikon faktin se për ç'arsye trupat e NATO-s nuk po arrijnë dot të shtrojnë Afganistanin rebel. Doli, se "për një kohë të gjatë furmizimi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm". Tani u eliminua edhe kjo pengesë. Amerikanët u përforcuan edhe me një efektiv prej 30 mijë ushtarakësh, edhe me armatime, edhe me mjete financiare. Vërtet, është krejtësisht e paqartë se përse pikërisht në periudhën e rritjes së potencialit ushtarak forcat e ISAF-it pësuan humbjet më të mëdha në forcë të gjallë për gjithë periudhën e zhvillimit të luftës në Afganistan. Gjenerali, të paktën, këtë fenomen nuk merr mundimin ta shpjegojë. Ngurroi ti përgjigjet ai edhe pyetjes që ka të bëje me atë, se përse zbulimi ushtarak për gati 10 vjet vazhdon të rrahë ujin në havan pa arritur kurrfarë rezultatesh të ndjeshme. Mos vallë për arsyen e thjeshtë, se pa ingranimin e banorëve autoktonë të vendit detyra e shtruar përpara tij nuk mund të zgjidhet kurrsesi, ndërsa mbështetja tek ata është punë pa bereqet, e pasigurt? Në intervistën e Petraeus-it evidentohet qartë edhe pohimi: ekziston rreziku real i asaj, që njësitë e policisë afgane të trajnuara prej insktruktorëve perëndimorë të kalojnë në anën e ndonjërit prej komandantëve fushorë afganas ose bile edhe të pajtohen në punë tek ndonjë narkobaron. Rezultatet e luftës kundër korrupsionit në strukturat pushtetore të Afganistanit mund të çojnë në deziluzionim, dëshpërim të plotë. Kush do të qendrojë atëhere në timonin e vendit në qoftë se do të prangosen të gjithë drejtuesit e tij? Sigurisht që edhe talibanët nuk duan të zhvillojnë bisedime me regjimin e kalbëzuar. Ja mendimi i politologut gjerman, profesor-doktorit Norman Paech, i cili në një të kaluar jo fort të largët ka qenë Kryetar i fraksionit të politikës së jashtme të Partisë së të "Majtëve" në Bundestag: " - Nga të gjitha gjërat e sipërpërmendura bëhet krejtësist e qartë, se në Afganistan po kërkohet një rrugëzgjidhje e tillë si dhe në Irak. Se forcat aleate do të qendronë atje deri sa të vendoset në mënyrë të qendrueshme në këtë vend qeveria properëndimore, e cila me ndihmën amerikane të mund të mbajë veten... Aktualisht po ndërmerret përpjekja për të arritur sjelljen e forcave të reja në Afganistan me qëllim që të arrihet epërsia e gjithmbarshme në vend...", - thotë Norman Paech. Ushtarakët perëndimorë në Afganistan e kuptojnë këtë gjë më mirë se kushdo tjetër. Megjithëse preferojnë të ruajnë heshtjen në lidhje me këtë. Duke iu përgjigjur pyetjes që ka të bëjë me aftësinë luftarake të ushtrisë afgane Petraeus vuri në dukje në mënyrë bishtnuese: "Në qoftë se do të arrihet të ulet grada e nxehjes së konflikteve të armatosura, atëhere ushtria afgane, mendoj, se do të mund ta marrë nën mbrojtje popullsinë e vendit". Po në qoftë se ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë? Dhe cilat janë ato argumente që flasin në dobi të të lidhurit të shpresave me ndonjë gjë tjetër kësaj here?...