0Në Francë janë marrë masa të rritura sigurie në lidhje me rrezikun kërcënues të akteve terroriste. Sipas të dhënave të shërbimeve speciale, ekstremistët planifikojnë realizimin e një serie shpërthimesh në vendet e transportit publik. Aktualisht në Francë po vepron i ashtuquajturi nivel "i kuq" i parafundit i rrezikut terrorist. Në shtyp u duk gjithashtu informacioni sekret, se policia po kërkon një grua-terroriste. Dihen bile edhe disa shenja dalluese të saj.