0Puna për ndërtimin e gazsjellësit "Nord Stream" ("Rryma Veriore") po shkon sipas grafikut të përcaktuar, deklaroi Vladimir Putin në takimin e zhvilluar me pjesëmarrësit e projektit "Nord Stream", i cili u zhvillua në anijen "Siliter" që po realizon shtrimin e tubacionit në Gjirin Finlandez. "Tashmë që në vitin 2011 ne do të duhet të pompojmë nëpërmjet tij gazin e parë për konsumatorët evropianë", - tha ai. Duke u pajtuar plotësisht me fjalët e ekspertit Putin vuri në dukje, se, sipas parashikimeve, në dekadën e afërt importi i gazit në vendet e BE do të rritet deri në 200 miliardë metra kub gaz, prej të cilave 25% mund të sigurohen për llogari të tubacionit "Nord Stream" ("Rryma Veriore"). Putin theksoi gjithashtu karakterin mbarëevropian të projektit në fjalë. Në realizimin e tij marrin pjesë Rusia, Gjermania, Franca, Holanda. Ndërsa do të përdorin gazin e furnizuar nëpërmjet këtij tubacioni një numër akoma edhe më i madh vendesh: Britania e Madhe, Belgjika e shumë të tjera, ndërsa lënda djegëse do të pompohet në rrjetin mbarëevropian të shpërndarjes së gazit natyror, tha Vladimir Putin.