Një lloj të ri trofte, të aftë që të hedhë vezët në ujë të ngrohtë, arritën të nxjerrin në dritë bashkëpunëtorët shkencorë të ekonomisë së mbarështimit të peshkut të përzgjedhur "Adler" në Soçi. Trofta fillon ti hedhë vezët që në fund të gushtit, kur bile edhe në lumenjtë malorë uji arrin të ngrohet deri në 18-20 gradë. Sipas mendimit të mbarështuesve të peshkut, lloji i ri i troftës së aftë që të jetojë si në ujë të ëmbël, ashtu dhe në ujë deti do të lejojë rritjen e vëllimeve të prodhimt të llojeve të peshqve me vlerë.

Makinat elektrike (elektromobilët) në Moskë do të përdoren për shpërndarjen e postës, për transportimin e vizitorëve të parqeve dhe për punë në ekonominë e komunal-banesave. Siç njoftuan në departamentin kryeqytetas të shkencës dhe politikës industriale, modelet e afta për funksionim të makinave me motor elektrik do të duken vitin e ardhshëm. Një mjet i tillë transporti tashmë shfrytëzohet gjerësisht në parqet Caricino dhe Vorobjovie Gori të Moskës. Në perspektivë elektromobilët planifikohet të vihen në funksionim në itinerarët e transportit publik të kryeqytetit rus.

Në luftën kundër stresit në radhët e moskovitëve po vjen duke fituar popullaritet gjithnjë e më të madh përdorimi i pijeve, dhe jo atyre alkoolike, siç mund të mendohej, por i pijeve të përgatitura mbi bazë të ujit dhe oksidit të azotit. Teknologjia inovative e gazimit të ujit natyror bazohet në patentimin e metodës së rusit Anatoli Kutejev, autorit të të ashtuquajturit "koktej oksigjenik" si dhe disa teknologjive të tjera inovative të cilat i japin produkteve veti suplementare të dobishme. Ekspertët e lidhin suksesin e tanishëm të antienergjetikëve me rritjen e nervozitetit të moskovitëve, të shkaktuar nga smogu, tymi gërryes i zjarreve natyrore të periudhës së verës dhe kilometrazhit të rritur të bllokimit të trafikut në rrugët automobilistike.