Në rejtingun e 200 universiteteve më të mirë të botës, të përpiluar nga kompania QS, bën pjesë vetëm Universiteti Shtetëror i Moskës, i cili zuri vendin e 93-të. Në të  hynë edhe 2 universitete kinezë, vendet e tjera i zunë universitetet anglishtfolëse. Universitetet e Britanisë së Madhe dhe SHBA-s zënë gati të gjithë 20-shen e parë, pas tyre renditen universitetet e Europës, Kanadasë dhe Australisë. Rejtingu i kompanisë QS më parë njihej si shtojcë e gazetës "Times". Vitin e kaluar ndaj saj pati pretendime serioze, prodhimi i QS u bë i pavarur, kurse "Times" filloi të përgatiste rejtiget me ndihmë të një kompanie tjetër. Rezultatet e saj u bënë të njohura këto ditë: atje nuk hynin fare universitete rusë. 50 universitetet e parë ishin të gjithë europianë dhe amerikanë, përveç Universitetit të Pekinit, i cili zuri vendin e 37-të. Në të dy rejtingët universitetet vlerësohen sipas treguesve të shumtë, por kriter kryesor ishte përmendja e universitetit. Të gjitha kriteret vlerësohen me më shumë se 30 %, kjo do të thotë, se rezultati i përzgjedhjes prej 1/3 varet nga ajo, se sa shpesh përmenden punët shkencore të universitetit. Ndërkaq fjalë bëhet vetëm për punët në gjuhën angleze, që publikohen kryesisht në revistat në anglisht. Vitet e fundit universitetet ruse gjithmonë mbeten jashtë rejtingëve. Drejtuesit e universiteteve rusë kanë deklaruar me kohë për atë, se nuk janë të kënaqur me rezultatet e rejtingut të kompanisë QS dhe "Times". Vitin e kaluar në lidhje me këtë plasi skandal. Rektorët rusë fajësuan përpiluesit e rejtingëve për përdorimin e një metodologjie, e cila u dha përparësi vendeve anglishtfolëse. Në të vërtetë, në dhjetëshen e parë përfshihen vetëm universitete amerikane dhe angleze. Parametrat e vlerësimit të universitetit gjithmonë mund të ndryshohen pak, duke i dhënë vendin e duhur universitetit të duhur, shprehet Zëvendës kryetari i Komitetit për arsimin i Dumës Shtetërore Gadzhimet Safaraliev: "Ata që përpilojnë këto rejtinge bëjnë hile, pasi çdo gjë varet nga ata. Çfarë parametrash vihen në këndvështrim, si përcaktohet vendi i këtij ose atij universiteti në rejtin? Në qoftë se do të trajtohet drejt kjo çështje, atëherë dhe një universitet jo shumë i fortë mund të zërë vend të lartë", u shpreh Gadzhimet Safaraliev. Në rejtingun tjetër me influencë në botë, hyjnë Universiteti i Shangait dhe Universiteti Shtetëror i Moskës me emër Lomonosov që u rendit tashmë në pozicionin e 74-t në botë dhe zuri vendin e 23-të në Europë. Ky ishte rejtingu akademik i 500 universiteteve botërorë, i cili merr parasysh kontributin e shkencëtarëve të këtij ose atij universiteti në shkencën botërore, duke llogaritur numrin e Çmimeve Nobel dhe medalje të tjera, si dhe numrin e publikimeve në revistat shkencore. Ky rejting i nënshtrohet gjithashtu kritikës, por kësaj radhe në Europë. Nuk është çudi, pasi Kina nuk është vend anglishtfolës, dhe kriteret e përzgjedhjes së universiteteve, kuptohet, janë të tjera. Në këtë rejting hyjnë edhe ata universitete, ku nuk jepet mësim në anglisht.