Rusia përfiton nga privatizimi 50 miliardë dollarë, njoftoi Nënkryeministri dhe Kreu i Mninistrisë së financave Aleksei Kudrin. Për atë, se në vend përsëri do të fillojë procesi i gjerë i privatizimit, që nuk ka vepruar që prej viteve 1990-të, shtypi përmendi që në fillim të shtatorit. Aktualisht gazetat shpjegojnë hollësitë. Privatizimi i ndërmarrjeve të veçanta mund të fillojë që këtë vit, shkruan botimi "Komsomolskaja pravda", por programi bazë është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm. Fjalë bëhet për shitjen e pjesshme të aksioneve të 11 ndërmarrjeve të mëdha , ndër të tjera të bankës Vneshtorgbank dhe Sberbankës, "Rosneftit" dhe "Transneftit". Qeveria do të mbajë për vete vetëm paketat e kontrollit (50 % + 1 aksion). Kudrin mendon, se aktualisht është krijuar një situatë jo e volitshme për shitjen e letrave me vlerë. Planet e qeverisë shpjegohen lehtë, mendojnë ekspertët. Historia e ekonomisë botërore dëshmon, se shteti gjithmonë blen asete dhe i shet ato, kur vijnë kohë të tjera.

Disa lëvizje liberale opozitare u bashkuan në koalicionin "Për Rusinë pa arbitraritet dhe korrupsion". Qëllimi kryesor i këtij koalicioni  është ndryshimi i kursit politik në vend. Në bazë të tij planifikohet të krijohet një parti për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të viteve 2011 dhe 2012, shkruan botimi "Vremja novostei". Gazeta "kommersant" e vazhdon këtë temë duke njoftuar se midis liderëve Boris Nemcov, Mihaill Kasjanov, Vladimir Rizhkov dhe Vladimir Milov tashmë kanë lindur divergjenca serioze. Ata mendojnë, se hedhja e kandidaturës së vetme për president duhet të bëhetnga pjesëtarët e koalicionit, kurse të tjerët propozojnë që të zgjidhet ai në kongres. Ekspertët e gazetës "Moskovski komsomolec" nuk besojnë në të ardhmen e këtij projekti, duke përmendur, se koalicioni u krijuar po sipas këtij principi edhe para zgjedhjeve të viteve 2007-2008, por nuk pati sukses.

Për atë se si sot nxënësit fitojnë pasurinë e vet të parë, tregon gazeta "Novie izvestia" në artikullin "Milioneri nga klasa e 5-të "B". Ekspertët vënë në dukje, se fëmijët gjithnjë e më shumë po përppiqen të jenë të pavarur dhe jo rrallherë mund të fitojnë më shumë se prindërit e vet. Qytetari shtatëmbëdhetëvjeçar nga Samari preferonte, që atij ti drejtoheshin me emër dhe atësi. Jarosllav Alekseeviç pavarësisht nga mosha e re tashmë ka krijuar mbretërinë e vet të vogël për përdorimin dhe krijimin e site-ve të Internetit. Prindërit sillen në mënyrë adekuate ndaj veprimtarisë së djalit të vet, pasi as në shkollë as me shoqëri puna nuk ndikon. Në qoftë se biznesi virtual nuk ndërtohet, atëherë mund ta provosh veten në atë real. Çdo lloj profesioni që të kesh zgjedhur, puna në çdo rast do të jetë në interes të nxënësve, do ti ndihmojë ata të adaptohen me mënytrën e jetës së të rriturve, mendon Zëvendës kryetarja e komisionit të Dhomës Shoqërore për arsimin dhe shkencën Ljubov Duhanina.