0NATO do të bëjë gabim, në qoftë se do të tregojë, kush dhe si duhet të zgjidhen çështjet në Arktikë, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov pas negociatave me homologun e vet kanadez Laurent Kennon në Moskë. Rusia nuk shikon kurrfarë leverdie nga pjesëmarrja  e Aleancës në këtë problem. Lavrov theksoi, se vendet arktike, ku hyjnë Rusia, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, SHBA, do të gjejnë vet zgjidhje me anë të mjeteve politike, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ministrat e MPJ të Rusisë dhe Kanadasë theksuan, se për militarizimin e Arktikës as që mund të bëhet fjalë. Ndërkaq palët mbajnë përgjegjësi për sigurinë e kufijve të vet dhe lundrimin e anijeve në Oqeanin e Ngrirë të Veriut.