0Të gjitha çështjet konfliktuese për tokat dhe objektet e Flotës së Detit të Zi në Krime duhet të zgjidhen në bazë të marrëveshjeve të vitit 1997. Kështu MPJ ruse konfirmoi një sërë informacionesh të mjeteve të informimit masiv se gjoja skandali që ka plasur midis Moskës dhe Kievit është për shkak të tjetërsimit të tokave ku është dislokuar Flota e Detit të Zi. Përfaqësuesi i dikasterit rus të politikës së jashtme vuri në dukje, se dialogu midis vendeve për bazimin e flotës po zhvillohet në mënyrë konstruktive. Po përgatiten edhe marrëveshje shtesë për garantimin e funksionimit të bazës ruse, njoftoi diplomati.