Të gjithë objektet sportivë për Olimpiadën dhe Paralimpiadën në Sochi do të ndërtohen deri në mes të vitit 2012. Për këtë njoftoi Nënkryeministri i Rusisë Dimitri Kozak në takimin me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik Filip Kraven. Në Sochi do të krijohet i ashtuquajturi ambjen i pakufizuar, i cili parashikon akses të plotë në objektet sportivë dhe transportues për njerëzit me aftësi të kuafizuara, si dhe të sektorit të shërbimeve specialë për ta, theksoi Nënkryeministri Kozak. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar paralimpik mbeti i kënaqur nga ecuria e përgatitjes në Rusi për Paralimpiadën. "Unë jam i kënaqur, që vullnetarët rusë shkuan për të marrë eksperiencë në Vankuver, jo në Olimpiadë, por në Lojrat Paralimpike", u shpreh Filip Kraven: "Çështjet e zhvillimit të lëvizjes paralimpike janë shumë të rëndësishme edhe për Rusinë,edhe për gjithë botën. Bota perëndimore në këtë çështje nuk ka avancuar përpara kaq shumë, sa ne shpresonim. Kurse Rusia gjatë përgatitjes për Olimpiadën dhe Lojrat Paralimpike të vitit 2014 në Sochi mund të bëhet avangarde e kësaj lëvizjeje. Në radhë të parë unë dua të vë në dukje kuptimin themelor të domosdoshmërisë që ekziston këtu për të krijuar ambjent të pakufizuar dhe akses të të gjitha mjeteve të trensportit dhe mjedise sportive për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara. Ne do të donim, që sa më shumë sportistë të merrnin pjesë në Lojrat Paralimpike në Sochi. Dhe Rusia mund ti japë shembull gjithë botës. Lojrat Dimërore Olimpike dhe Paralimpike do të zhvillohen në Sochi në vitin 2014. Por objektet do të jenë gati dy vjet para fillimit të Olimpiadës. Organizatorët duan të zhvillojnë në objektet olimpikë në Sochi sa më shumë gara testuese, ndër të tjera edhe me pjesëmarrjen e sportistëve me aftësi të kufizuara.