Vizita e delegacionit ushtarak rus në SHBA-s do ti japë një impurs serioz zhvillimit të bashkëpunimit midis ministrive të mbrojtejes të të dy vendeve. Kështu i vlerësoi përfundimet e negociatave me homologun e vet amerikan Robert Gates Kreu i dikasterit ushtarak rus Anatoli Serdjukov. Në Pentagon  i quajtën rezultatet e takimit matje e re e "riformatimit" në marrëdhëniet e dy fuqive. Rendi zyrtar i ditës së negociatave përbëhej nga një pikë: diskutimi i ecurisë së reformës në forcat e armatosura të Rusisë dhe SHBA-s. Por u nënshkruan dy dokumente, Memorandumi për marrëveshjet midis Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë dhe Pentagonit, si dhe dokumenti për krijimin e forumit, në kuadrin e të cilit do të përmbushen urdhërat, që u janë dhënë ministrave të mbrojtjes nga presidentët Barak Obama dhe Dimitri Medvediev. Sipas mendimit të Anatoli Serdjukovit gjatë zhvillimit të reformave ushtarake ka shumë rëndësi eksperienca: "Transformimet në ushtri, që po zhvillohen edhe në SHBA-s, edhe në Rusi, janë mjaft të gjera dhe të leverdisshme.Ato janë absolutisht të nevojshme, që të krijohet ushtria bashkëkohore e shekullit XXI. Ne diskutuam gjerësisht deri në detaje çështjet, qëllimet dhe detyrat, të cilat qëndrojnë para  forcave të armatosura të Rusisë dhe SHBA-s", u shpreh Ministri. Robert Gates vuri në dukje, se u diskutuan edhe probleme të tjera, në veçanti, fati i Traktatit për forcat e armatosura kovencionale në Europë. Le të përmendim, se Rusia vendosi moratorium për shkak të mosrespektimit nga ana e vendeve të NATO-s të detyrimeve të veta. Gates shprehu gatishmërinë e vet për të rifilluar diskutimet e fatit të Traktatit mbi Forcat e Armatosura Kovencionale në Europë (TFAKE). Problemi tjetër, ku palët nuk mund të bien dakort, janë planet e SHBA-s për dislokimin e sistemit të Mrojtjes Antiraket (MAR). Tani për tani ajo që po bëjnë amerikanët në Europë, shkakton shqetësim të madh për Moskën, konfirmoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Presidenti i fondit "Politika" Vjaçesllav Nikonov: "Sistemi MAR po përhapet gjerësisht. Bashkëpunimi midis Rusisë dhe SHBA-s në lidhje me pështjet e MAR, sigurisht, është i mundshëm, por tani për tani është e vështirë që të përfytyrohet ai në planin praktik. Prandaj MAR janë teknologji tek të cilat SHBA-s nuk para lejojnë as aleatët e vet më të afërt nga NATO. Me qëllimm që ky bashkëpunim të të marrë masa praktike, është e domosdoshme, që të ndryshohen shumë gjëra në mendimet e elitave të politikës së jashtme dhe politiko-ushtarake edhe në Rusi, edhe në SHBA-s. Po, pikërisht një bashkëpunim i tillë do të ishte përfundim logjik i "riformatimit".