0Më shumë se 60 veta kanë marrë plagë të lehta gjatë përplasjes së dy trenave pasagjerësh, që ndodhi të mërkurën në jug të Belgjikës. Sipas versionit paraprak, treni i pasagjerëve që u nis nga qyteti Arlon u përplas me trenin që po vinte nga Luksenburgu. Shkaqet e përplasjes së trenave, të cilët ecnin me shpejtësi jo shumë të madhe, tani për tani nuk janë saktësuar, njofton agjencia informative RIA Lajmet. Pasagjerëve të dëmtuar u është dhënë ndihmë në vend, dy veta me plagë të rënda janë çuar në spital të qytetit Arlon. Gjithsej në të dy trenat ndodheshin nga 150 deri në 180 pasagjerë.