0Ministri i mbrojtjes i SHBA-s është i sigurt, se Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do të ratifikohet në këto javët e afërta, deklaroi për gazetarët përfaqësuesi i Pentagonit sipas përfundimeve të negociatave në Uashington të ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-s. Seancat dëgjimore do të rifillojnë në senatin amerikan. Në takim Anatoli Serdjukov dhe Robert Gates nënshkruan memorandumin mbi bashkëpunimin e ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve dhe deklaratën e përbashkët për marrëdhëniet e mbrojtjes. Ky dokument parashikon krijimin e forumit, në kuadrin e të cilit do të përmbushen detyrat, e dhëna për ushtarakët e të të dy vendeve nga presidentët Medvediev dhe Obama.