0Rusia ka ndërmend të diskutojë në sesionin e pritshëm në fillim të tetorit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) në Strasburg veprimet e Gjeorgjisë, që faktikisht nuk ka lejuar delegatët e saj të shkojnë në mbledhjen e komisionit juridik të Asamblesë në Tbilisi, që do të zhvillohet më 16-17 shtator, njoftoi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Autoritetet gjeorgjiane ndaluan hyrjen në vend të njerëzve, që kanë qëndruar më parë në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut pa pagimin e sanksioneve zyrtare të Tbilisit. Ky veprim që u ndërmorr nga pala gjeorgjiane vë nën pikëpyetje mundësinë e zhvillimit në këtë Republikë të ndofarë aktivitetesh të  APKE-së deri atëherë, kur Tbilisi të mos ndërrojë politikën e tanishme të politikës së vizave.