0Senati i Kongresit të SHBA-s nuk do të arrijë të ratifikojë Traktatin e ri ruso-amerikan për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) deri në zgjedhjet e ndërmjetme në Kongres, të cilat janë planifikuar të zhvillohen më 2 nëntor. Dokumenti është bërë peng i luftës ndërpartiake të republikanëve dhe demokratëve në Senat: refuzon ta nënshkruajnë atë Partia Republikane. Traktati mbi ASO është nënshkruar nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-së më 8 prill. Palët synojnë që për 7 vjet të reduktohet numri i kapsollave bërthamore me 1/3, domethënë deri në 1,55 mijë. Dokumenti duhet të miratohet njëkohësisht nga dhomat e parlamentit rus dhe Senati i Kongresit amerikan.