0Në Paris rreth 2 mijë turistë u evakuuan nga Kulla Eiffel dhe nga rrethinat e saj për shkak të rrezikut të një shpërthimi. Paniku u përhap pas një telefonate anonime. Një person i paidentifikuar njoftoi për vendosjen e një bombe. U evakuuan edhe pasagjerët e një prej stacioneve më të mëdha të metrosë së kryeqytetit francez. Njoftimi ishte i rremë, inxhinierët nuk evidentuan asnjë mjet plasës. Nga 2 shtatori në Paris vepron regjimi i lartë i sigurisë. Ai u vendos nga Nikola Sarkozi  në lidhje me kërcënimet nga ana e islamistëve.