Vladimir Putin merr nën kujdesin e vet inovacionet, deklaroi shtypi. Siç shkruan, botimi "Nezavisimaja gazeta", biznes-elita shpreson të dëgjojë nga goja e Kryeministrit iniciativa konkrete të modernizimit për Forumin Ndërkombëtar Inovator, i cili do të hapet të enjten në Sochi. Në vigjilje Kreu i qeverisë, doli me një fjalim në Nizhni Novgorod përpara Partisë "Rusia Unike", duke bërë thirrje për modernizim të industrisë vendase dhe redukrimin e vartësisë nga lënda e parë.

Përfundimet e zgjedhjeve parlamentare në Bjellorusi mund të mos i njohin as në Rusi, as në botë, mendojnë gazetat. Votimi do të zhvillohet më 19 dhjetor. Sipas mendimit të ekspertëve, Presidenti aktual Aleksandër Llukashenko do të përpiqet të fitojë mandatin e katërt. Shanset e opozitës duken tani për tani mjaft transparente. Gazeta "Vremja novostei" shkruan, se sipas legjislacionit zgjedhjet duhej të zhvilloheshin në fillim të vitit të ardhshëm, por data u ndryshua për tu zhvilluar më shpejt. Ekspertët e pavarur mendojnë, se "Minsku ka marrë parasysh faktorin e negociatave të ardhshme me Rusinë për kushtet e furnizimit të lëndëve energjetike. Ato është më thjeshtë të zhvillohen me presidentin e ri që do të fitojë në zgjedhje, kur partnerët do të jenë të sigurt, se me këtë person, por jo me ndonjë tjetër do të kenë të bëjnë gjatë viteve të afërt", mendon politologia Olga Abramova. Gazeta "Moskovski komsomolec" mendon, se gjatë udhëheqjes së Llukashenkos as një fushatë zgjedhore, që u zhvillua në Bjellorusi, nuk u shpall në Perëndim si legjitime dhe demokratike. Por këtë radhë është akoma më keq. Ekziston një rrezik real, që aktualisht edhe Moska të heqë dorë nga mendimi i veçantë dhe të shikojë fushatën presidenciale në Bjellorusi nëpërmjet prizmit të standarteve të OSBE-së.

"Mirëse u ktheve, Berezovski"- një titull të tillë ironik vërehet në botimin "Rossiskaja gazeta", për njoftimin mbi atë, se "Aeroflotit" i janë kthyer më shumë se 52milionë dollarë, të rrëmbyera nga aligarhi. Prokuroria e Përgjithshme shpalli zyrtarisht për fitoren serioze, që dikasteri kryesor rus po merrej prej 11 vjetësh. Por këto miliona janë bllokuar në Zvicër që në vitin 1999. Ndërkaq, për këtë  pretendime ndaj Boris Berezovskit edhe bashkëfajtorëve të tij vijnë në prokurinë ruse dhe gjykata, edhe nga kolegët e tyre nga disa vende të huaja, përmend shtypi. Ka edhe pesë çështje të tjera penale. Siç njofton gazeta "Vremja novostei", ka filluar një procedurë analogjike për marrjen nga biznesmeni të parave, të cilat ai i ka vjedhur koncernit "AvtoVAZ".