0Negociatat midis Rusisë dhe Norvegjisë për përcaktimin e hapësirave detare midis dy vendeve, që kanë zgjatur 40 vjet, do të përfundojnë sot me nënshkrimin e marrëveshjes. Në Kremlin këtë e quajnë "ngjarje historike". Ky dokument është njëfarë kooperimi për zbulim dhe nxjerrje të lëndëve hidrokarbure në Detin Barenc dhe në Oqeanin e Ngrirë të Veriut, si dhe bashkëpunim dypalësh në sferën e peshkimit. Marrëveshja do të nënshkruhet në Murmansk në ceremoninë me pjesëmarrjen e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit të Norvegjisë Jens Stoltenberg.