0Greqia mori këstin e dytë të kredive nga Komisioni Europian me shumë 6,5 miliardë euro dhe pret transferimin e 2,5 miliardë eurove nga FMN-ja, njoftoi në vigjilje Ministria financiare e vendit. Masat e rrepta të autoritetve, që u morën në këmbim të kredive, sollën në aksionet masive. Të hënën grevë 24 orëshe zhvilluan punëtorët e hekurudhave, sot janë hedhur në grevë drejtuesit e kamionëve dhe transportuesve të benzinës, protestojnë pronarët e pikave të karburabtit.