0Tenisti spanjoll Rafael Nadal për herë të parë në karierën e vet fitoi Kampionatin US Open të tenisit. Kështu, ai u bë i shtati në historinë e tenisit botëror për meshkuj, që fitoi në të gjithë turnetë e "Grand Slam" dhe spanjolli i tretë, që fitoi në "US Open". Përveç kupës tradicionale Nadal ka marrë edhe një çmim në të holla me shumë 1,7 milionë dollarë. Më parë ai dy herë ka fituar Wimbledon-in, pesë herë ka korrur fitore ndaj Rolan Garros, një herë fitoi kampionatin Open të Australisë të tenisit.