0Në Ingusheti, Republikë ruse në Kaukazin e Veriut, është ndërmarrë një sulm ndaj imamit të xhamisë së qytetit Nazranj Hamzat Çumakov. Persona të paidentifikuar vunë në veprim një pajisje plasëse nën automobilin, të cilin ai e drejtonte. Në gjendje të rëndë imami është çuar në spitalin vendas. Aktualisht në vendngjarje po punon grupi hetimor operativ. Çumakov ka kritikuar ashpër guerrilasit, si dhe përfaqësuesit e linjave radikale të islamit.