0Në Moskë nga Mynihu mbërriti bobsleistja ruse Irina Skvorcova . Sportistja, e cila pas avarisë gati një vit më parë u kurua në Gjermani, do të zhvillojë një kurs reabilitimi. Në Atdhe kurimin e Irinës do ta paguajë shteti, kurse me klinikat gjermane çështjet financiare janë akoma në proces e sipër. U bë e ditur, se sportistja ka ndërruar avokatin, kurse të parin ka ndërmend ta padisë në gjyq. Skvorcova mendon, se ai i ka grabitur nga llogaria e saj 400 mijë euro, që i ishin dhënë për kurim sportistes ruse.