Kursi i euros gjatë ditëve të fundit është ulur ndjeshëm. Ekspertët e vlerësojnë këtë si reagim ndaj vendimit të Komitetit Bazel për mbikëqyrjen bankare të shtyrjes së afatit të kërkesave të rrepta ndaj bankave gati për 10 vjet. Kjo gjë ndodhi të dielën e kaluar. Komiteti Bazel, ku hyjnë përfaqësuesit e Bankës Qendrore të 27 vendeve kryesore industriale, duke përfshirë edhe Rusinë, miratoi reformën për sektorin botëror bankar. Ndryshime kryesore prekën stukturën e aseteve dhe cilësinë e kapitalit të bankave. Që të parandalohet përsëritja e krizës ndërkombëtare kreditore, është vendosur të detyrohen bankat që të rrisin masën e kapitalit rezervë të likuiduar nga 2 deri në 7 % nga asetet e bankës. Në këtë vëllim do të hyjë kapitali special rezervë zbutës prej 2,5 % të aseteve, të cilin çdo bankë duhet të krijojë për rast të situatës së paparashikuar. Këto janë kërkesa mjaft të rrepta, por reformatorët e Bazelit i kanë lehtësuar ato me atë, se ndërmarrja e normave të reja do të zgjasë nga janari i vitit 2013 deri në janar të vitit 2019. Vendimi i Komitetit Basel dëshmon pozitën e BE, i cili bie ndesh me propozimin e SHBA-s për të rritur presionin mbi bankat sa më shpejt. Sipas mendimit të analistëve financiarë të tregut, bankat e SHBA-s, që bazohen në ndihmën e qeverisë, planifikonin që po kështu ta shndërronin rregullimin kombëtar amerikan në atë ndërkombëtar. Por falë përpjekjeve të BE, në radhë të parë të gjermanisë dhe Francës, Komiteti Bazel mori vendimin, që më shumë u përgjigjet interesave të sektorit bankar europian, mendon eksperti rus për tregun financiar Anatoli Aksakov: "Komiteti Basel mori vendim lojalist, i cili do tu lejojë bankave qendrore kombëtare, ndër të tjera edhe të BE, të ruajnë sovranitetin e sistemit financiar të vendeve, që punojnë në hapësirën europiane. Për Rusinë këto vendime gjithashtu janë dy herë lojaliste, pasi ne mund të vendosim, për shemull, normativat e mjaftueshmërisë së kapitalit të tilla, të cilat të jenë pranueshme për bankat ruse. Tek ne, me që ra fjala, këto normativa bile janë edhe më të rrepta në krahasim me ato të miratuara nga Komiteti Bazel. E rëndësishme është, që janë vendosur kërkesa lojale për krijimin e rezervave. Ne në Rusi mendojmë, se rregullimi i bankës duhet të realizohet në bazë të krijimit të rezervave të arsyeshme në periudha të përshtatshme, kur ekonomia zhvillohet mirë. Në periudha krize, në të kundërt, duhet të reduktohen kërkesat për rezerva, që bankat të mund ta kreditojnë më aktivisht ekonominë, ndërkaq duke mundësuar edhe daljen nga kriza", u shpreh eksperti. Në nëntor vendimet e Komitetit Bazel do të paraqiten për miratim në samitin e "G-20"-shes.