0Votimi për ratifikimin e Traktatit të ri ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) në Senatin e SHBA-s mund të zhvillohet këto dy javët e afërta, deklaroi Ndihmës sekretarja e shtetit Rose Gottemoeller. Por ajo nuk parashikoi me bindje përfundimet e këtyre votimeve. Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s e nënshkruan Traktatin e ri mbi ASO më 8 prill të vitit 2010 në Pragë. Moska dhe Uashingtoni kanë ndërmend ta ratifikojnë këtë dokument njëkohësisht.