0Ekspertët e Komisionit Europian, të Bankës Qendrore europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërritën në Athinë. Ata duhet të vlerësojnë procesin e Greqisë në realizimin e marrëveshjeve për kreditë. Në maj të këtij viti Greqia iu shmang defolltit prej 300 miliardësh të borxhit të jashtëm. Qeveria e vendit ra dakort për zhvillimin e reformave të rrepta në këmbim të kredisë nga Europa. Gjatë vizitës së ekspertëve të huaj do të diskutohet buxheti i Greqisë  për vitin 2011, reduktimi i shpenzimeve shtetërore, programi i shëndoshjes ekonomike të kompanive shtetërore, privatizimi dhe çështje të tjera.