0Në Moskë u hap sesioni i 60-të i Komitetit Rajonal Europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në këtë takim mbërritën më shumë se 300 delegatë nga 53 vende të ndryshme. Ai zhvillohet me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Rusisë Vladfimir Putin . Kryetare e tij është zgjedhur Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Rusisë Natalia Golikova. Për diskutim janë hedhur çështjet e ruajtjes së shëndetit dhe ambjentit rrethues, parandalimin e varfërisë, si dhe trajtimi dhe kurimi i sëmundjeve të rrezikshme sociale. Sipas të dhënave të OBSH-së, ndryshimi mesatar i jetëgjatësisë së shëndoshë midis anëtarëve shtetërorë të rajonit Europian arrin deri në 21 vjet.