"Unë jo vetëm që i besoj demokracisë si formë regjimi politik, si mënyrë e drejtimit të vendit, por unë edhe nuk besoj, se demokracia mund të na shpëtojë nga poshtërimet dhe varfëria", deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në Forumin "Shteti bashkëkohor: standartet e demokracisë dhe kriteret efektivë", duke marrë fjalën në Jarosllavl, shkruan botimi "Rossiskaja gazeta". Megjithëse pajisja bashkëkohore politike e Rusisë është larg idealeve, kjo gjithsesi është demokraci, theksoi Medvediev. Ai vuri në dukje gjithashtu, se modernizimi nuk është temë për diskutime, diskutimet janë vetëm për afatet dhe për metodat. Urgjentisht duhet të ndryshojë struktura ekonomike: rezerva e qëndresës, që ka të bëjë me rritjen serioze, ka përfunduar. Këto fjalë të Presidentit i transmeton gazeta "RBK Daily".

Moldavët prap hedhin bast për Rusinë, dhe vendi është gati të rrotullohet me 180 gradë, mendon botimi "Nezavisimaja gazeta". Rusia mund të kthejë ndikimin e humbur në Moldavi, në qoftë se do të përdorë shansin, që i është dhënë asaj nga zgjedhjet parlamentare të paradokohëshme që u zhvilluan në këtë Republikë, tha për botimin Kreu i lëvizjes "Barazia" valeri Klimenko. Shkak për mendime të tilla u bë dështimi i referendumit kushtetor, që u iniciua nga aleanca drejtuese properëndimore "Për demokracinë europiane". Votimi dëshmoi, se popullsia nuk i beson pushtetit aktual, shkruan botimi "Nezavisimaja gazeta". Jo vetëm shtetasit rusishtfolës të Moldavisë, por edhe përfaqësuesit kombëtarë do të votojnë për partinë, në programet e së cilës do të parashikohet afrimi me Rusinë. Kjo gjë shpjegohet me faktin, se shumë moldavë punojnë në Moskë, si dhe në tregun rus, në të cilin si tradicionalisht ka patur kërkesë për mallra nga Moldavia.

Në Venecia përfundoi Festivali i 67-të kinematografik ndërkombëtar. Juria nën kryesinë e Kventina Tarantino, që është e famshme për paparashikueshmërinë e saj, i dha "Luanin e artë" Sofia Koppol. Filmi rus "Овсянки" (Bollgur) të Aleksei Fjodorçenko, humbi çmimin kryesor, por fitoi 5 të tjerë, për punën operative. Gazeta "Trud" mendon, se kinematografija e re ruse, e paraqitur në Venecia-2010 me filmin e Fjodorçenkos, do të marrë edhe më tej medalje në festivale prestigjioze.