"Luftërat e naftës" midis Rusisë dhe OPEK-ut ia lanë vendin lëvizjes drejt njëti-tjetrit. Kartela, që ekziston prej 50 vjetësh dhe që kontrollon 40 % të nxjerrjes botërore të naftës, është gati të pranojë në radhët e veta furnizuesin e dytë botëror të naftës. Por Rusia tani për tani nuk ka ndërmend të hyjë në aleancë, duke preferuar dialogun prej partnerësh për kontratën martesore. OPEK është krijuar 50 vjet më parë në Bagdad. Kjo organizatë është themeluar nga Venezuela, Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite. Më vonë në kartel hynë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Libia, Indonezia, Katari dhe Algjeria. Bashkimi Sovjetik zhvilloi negociata për hyrjen në OPEK. Por vendimi për këtë nuk u morr për shkaqe politike, përmendi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i fondit "Siguria energjetike kombëtare" Konstantin Simonov: "Bashkimi Sovjetik nuk donte pavarësi politike nga shtetet islamike. Atëherë refuzimi u shëndërrua në një gabim të madh, pasi pikërisht OPEK-u mundësoi shpërbërjen e vendit. SHBA-s e bindën Arabinë Saudite që në këmbim të furnizimeve të armatime të reja të rrisnin në mënyrë dastrike në fillim të viteve 80-të prodhimin e naftës dhe të përmbysnin tregun botëror. Si rezultat Bashkimi Sovjetik humbi një pjesë të madhe të të ardhurave të veta. E gjithë kjo përfundoi me shpërbërjen e tij", u shpreh Drejtori. Edhe një "luftë tjetër nafte" shpërtheu midis OPEK-ut dhe Rusisë në korrik të vitit 2002. Në sfondin e rënies së çmimeve të naftës, karteli kërkoi nga Moska reduktimin e eksportit të saj, duke e kërcënuar me uljen e çmimeve. Konflikti plasi në lidhje me rritjen e çmimeve në fillim të vitit 2003 në vigjilje të hyrjes me forcë të SHBA-s dhe Britanisë së Madhe në Irak. Sot e rëndësishme për Rusinë dhe OPEK-un është që të arrihet stabilitet dhe parashikim i çmimeve botërorë për burimet energjetike. Për këtë Moska i propozon kartelit të bashkojnë përpjekjet. Fjalë bëhet jo për komplot çmimesh, por për masa bashkëkohore të luftës kundër manipulimit ndërkombëtar të çmimeve të naftës. Në veçanti, që tu shmangemi manovrave spekulative të pjesëmarrësve të tregut, Rusia i propozon OPEK-ut të kalohet tek kontratat afatgjata për furnizimet e naftës. Rusia gjithashtu i propozon OPEK-ut që të krijohet sistemi i ri i tregtisë së naftës, i cili do të bëjë të mundur shmangjen e  ujdirave spekulative dhe të prodhohen marka të reja të naftës, që ofrohen në bursë. Çmimet për to propozohet të përcaktohen duke marrë parasysh vleftën e arkës tregtare të valutave kryesore. Bursa Shën Peterburgase e mallit të lëndës së parë mund të përfshihet në sistemin e ri të tregtimit të naftës, në radhë të parë të markës ruse "Urals". Ndërkaq Rusia tani për tani nuk ka ndërmend të hyjë në OPEK. Posti i përfaqësuesit të përhershëm pranë sekretarit të kartelit në tërësi lejon të mbështetet vëllimi i qëndrueshëm dhe operativ për përmirësimin e situatës në treg. Moska propozon që të përfshihen edhe prodhuesit e tjerë -Kazakistani, Azerbajxhani, Norvegjia dhe Brazili për koordinimin pozitave në tregun botëror të naftës.