Në tregun qendror të Vlladikaukazit-kryeqytet i Osetisë së Veriut, shpërtheu një makinë e mbushur me lëndë plasëse. Shërbimet speciale nuk përjashtojnë faktin, se në rrugët e Vlladikaukazit mund të ishin vendosur edhe mjete të tjera plasëse. Sipas të dhënave të fundit, viktima të shpërthimit, që ndodhi në tregun qendror të qytetit u bënë, të paktën, jo më pak se 16 veta, dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur. Shteti po bën gjithçka, që organizatorët e këtij sulmi terrorist në tregun qendror të qytetit Vlladikaukaz të identifikohen dhe të marrin dënimin përkatës, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Ai kërkoi që ti transmetohet popullsisë së Republikës verikaukaziane, në kryeqytetin e së cilës u ndërmorr ky akt terrorist, se populli rus shpreh u shpreh keqardhjen e vet. Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social e Federatës Ruse dërgoi urgjent për në Vlladikaukaz dy brigada të specializuara të Qendrës Mbarëruse të mjekësisë për katastrofat "Zashita" nga Moska dhe katër brigada Veri-Kaukaziane të qendrës mjekësore të profileve të shumtë nga Beslana për dhënien e ndihmës mjekësore të dëmtuarve.