0"Shteti bashkëkohor: standartet e demokracisë dhe kriteret efektivivë"- nën një devizë të tillë do të fillojë në Jarosllavl Forumi i Politikës Botërore (9-10 shtator). Ky forum do të zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe do të bëhet vend i takimeve dhe diskutimeve jo vetëm të politologëve dhe ekonomistëve autoritarë, por edhe të liderëve shtetërore, midis të cilëve Presidenti i Koresë së Jugut Li Mjon Bak dhe Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni. Jarosllavl ka shans të bëhet një nga pistat kraesore, ku do të diskutohen probleme të zhvillimit ekonomik. Me epitete kaq të fuqishëm bile edhe përpara forumit e kanë krahasuar politologët qytetin e lashtë rus. Në thelb, aktualisht ekziston vetëm një pistë e tillë serioze, ku merren me diskutimin e problemeve botërore, që ka lidhje me zhvillimin e botës, shprehet Drejtori i përgjithshëm i fondit "Politika efektive" Kirill Tanaev: "

Në qendër të vëmendjes së forumit në Jarosllavl do të jenë 4 tema: promlemi i modernizimit dhe roli i shtetit në të, problemi i zhvillimit të demokracisë, problemi i sigurisë bashkëkohore dhe problemi i të drejtës bashkëkohore ndërkombëtare. Kurse e veçanta e këtij forumi qëndron në atë, se të gjitha këto çështje shqyrtojnë në kontekst rolet dhe vendet e shteteve bashkëkohore në zgjidhjen e këtyre problemeve. Dhe ky është një aspekt i rëndësishëm. Pikërisht ky fakt e veçon forumin në Jarosllavl nga gjithë të tjerët. Dhe unë mendoj, se si rezultat i diskutimeve, të cilat do të zhvillohen në këtë forum, ne do të avancojmë në kuptimin tonë të problemeve globale, si dhe rrugët, sipas të cilave duhet të ecin vendet dhe komuniteti botëror për zgjidhjen e tyre”, u shpreh Kirill Tanaev. Forumi në Jarosllavl zhvillohet nën patronazhin e Presidentit rus Dimitri Medvediev. Ai jo vetëm që do të mbajë fjalim përshëndetës, por dhe do të zhvillojë një tryezë të rrumbullakët, gjatë së cilës do tu përgjigjet pyetjeve të pjesëmarrësve të forumit. Ai, në veçanti, do të kthehet tek tezat kryesore të artikullit të vet “Rusia, forca”, në të cilin përmbahet programi i modernizimit të vendit. Këtu në Jarosllavl do të zhvillohet samiti dyditor i presidentëve, Dimitri Medvediev dhe Li Mjon Bak, në të cilin ata do të diskutojnë rrugët e forcimit të partneritetit strategjik të të dy vendeve, përkatësisht Rusisë dhe Koresë së Jugut.