Në Shën Peterburg kremtojnë 69 vjetorin e fillimit të bllokadës fashiste. Aktivitete funerale do të zhvillohen në varrezat Piskarevsk, Smolensk, Serafimovsk, ku prehen eshtrat e viktimave të bllokadës, si dhe në Nevski Prospekt. Në muzeun e Mbrojtjes së Leningradit është planifikuar të organizohet aktiviteti kryesor i qytetit-aksioni përkujtimor me pjesëmarrjen e politikanëve dhe veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike. Gjatë gjithë shtatorit për pjesëmarrësit e luftës dhe të bllokadës administrata e Peterburgut do të organizojë udhëtime të përbashkëta në vendet e betejave.

Bllokada e Leningradit zgjati që nga 8 shtatori i vitit 1941 deri në 27 janar të vitit 1944.