Presidenti Dimitri Medvediev vizitoi në Ust-Kamenogorsk Forumin e VII-të të Bashkëpunimit Ndërrajonal, ku bisedoi me homologun e vet kazakistanas Nursulltan Nazarbaev, duke i quajtur Rusinë dhe Kazakistanin vende të mëdha me pontencial të madh. U morr vendimi, se Rusia dhe Kazakistani i kushtojnë vëmendje të madhe projekteve të përbashkët, të cilat garantojnë zhvillimin e dy vendeve në sferat e teknologjive të larta, u shpreh për  botimin "Rossiskaja gazeta" Ndihmës presidenti Sergei Prihodko.

Tu-154 kreu një ulje të lehtë në tajgë, njoftojnë gazetat për rastin sensacional. Gazeta "Kommersant" tregon, se ajo ndodhi në pjesën veriore të Rusisë, në Republikën Komi. Makina me sistemet që dolën jashtë pune dhe pa ndërlidhje u ul në pistën e helikopterëve, duke përshkuar një distancë prej 200 m. Ulja e ekuipazhit u desh të realizohej në mënyrë vizuale pa mjete dhe shpejtësi të lartë. Gjatë kësaj avioni përsoi dëmtime të vogla, kurse 79 vetat që ndodheshin në bord u frikësuan shumë. Përfaqësuesit e kompanisë, të cilës i përket avioni, e quajnë këtë ngjarje mrekulli.

Skuadra ruse e futbollit humbi në Sllovaki në ndeshjen kualifikuese "Evro-2012", njoftojnë gazetat ruse. Një pjesë tjerët janë thjesht të zhgënjyer nga ajo, që rusët u kthyen në shtëpi, duke treguar futboll të mirë, por humbën me një nga konkurrentët kryesorë. U ndje një shpresë e gëzueshme për fitore të ekipit rus gjatë provës së parë serioze, shkruan botimi "Sovetski sport". Aktualisht ekipit do ti duhet të ndeshet jashtë vendit me skuadrat e Irlandës dhe Maqedonisë. Duke marrë parasysh ndeshjen e djeshme me sllovakët, është vështirë, që të përfytyrosh, se skuadra e Rusisë do të fitojë, parashikon shtypi. Por optimistët përsërisin fjalët e thana nga një prej lojtarëve të skuadrës. "Duajeni vendin, sportistët dhe futbollin tuaj, ai është një, dhe tjetër nuk do të kemi".