Për llogari të transportit të naftës nëpërmjet "Burgas-Aleksandrupupolis" Bullgaria, mund ta shtonte jo keq buxhetin e vet kombëtar. Në etapën startuese kjo përbënte 30 milionë euro në vit, pastaj shifra do të rritet deri në 50 milionë euro. Pse është kaq i leverdisshëm për këtë vend ky projekt? Ka mundësi vallë, që shkaku të jetë në ndryshimin e pushtetit në Sofje? Duke e marrë atë të djathtët menjëherë hoqën dorë nga të tre projektet energjetikë në vendin tonë. Por me kalimin e kohës kabineti i ri dha "dritën jeshile" për ndërtimin e dy blloqeve të elektrostacionit bërthamor "Belene" dhe për pjesëmarrjen në projektin e gazsjellësit "Rryma Jugore". E paqartë mbetet vetëm pozita për "Burgas-Aleksandrupupolis"-in. "Për delegacionin bullgar që do të mbërrijë në Moskë ne do të bëjmë prezantimin e projektit, njoftoi Sekretari për shtyp i kompanisë "Transneft" Igor Demin: "Ne kemi ndërmend të dëshmojmë të gjitha prioritetet e këtij projekti. Linja e këtij tubacioni duhet të kalojë nëpër territorin e Bullgarisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, meqë ra fjala, nuk ka kurrfarë dyshimesh për leverdinë në pjesëmarrjen e vet në këtë projekt. Por ja, bullgarët lëkunden. Thonë, se janë të shqetësuar për mjedisin ekologjik në lidhje me pajisjen e terminalit në Burgas. Ne kemi ndërmend tu demonstrojmë kolegëve tanë, se si punon një objekt i tillë", u shpreh Igor Demin. Shërbimi ynë social i monitorimit ekologjik fikson edhe njollën më të vogël të naftës, dhe momentalisht përcakton fajtorin. Por a mund të ndodhë këtu një avari e tillë si në Gjirin Meksikan? "Por projekti ynë nuk parashikon nxjerrjen e naftës!"- shprehet Igor Demin. Gjë reale është ajo, se kohë për ndërtim mbetet gjithnjë e më pak. Deri në vitet 2012-2013, kur do të përfundojë zgjerimi i Konsorciumit transportues i Kaspikut, në pellgun e Detit të Zi do të treansportohet përafërsisht 135-140 milionë ton naftë. Por nëpër ngushticat e Detit të Zi mund të transportohet maksimumi 110-115 milionë ton në vit. Ky është limiti i tyre. Tybacionet me anashkalim ngushticat janë shumë të nevojshëm. Ata, meqë ra fjala, i përgjigjen politikës së BE për diversifikimin e rrugëve të transportit të lëndëve energjetike. "Pasi bullgarët ngadalësuan pjesëmarrjen në projekt , Turqia propozoi që të ndërtohet projekti "Samsun-Dxhejhan". Por neve ky projekt na pëlqen më pak, se sa ata që tashmë ekzistojnë...", u shpreh Igor Demin. Ajo gjë, se naftësjellësi "Samsun-Dxhejhan" mund të realizohet nëpër territorin e Turqisë, është e sigurt, deklaroi mbërëmë në takimin me pjesëmarrësit e klubit diskutues "Valldaj" Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Dhe këtë deklaratë nuk ka se si të mos e marrë parasysh pala bullgare, gjatë marrjes së vendimit për pjesëmarrjen në projektin "Burgas-Aleksandrupupolis"...