0Në Ust-Kamenogorsk (Kazakistani Lindor) u hap Forumi i VII-të  i Bashkëpunimit Ndërrajonal i Rusisë dhe Kazakistanit. Në punën e tij marin pjesë presidentët e të dy vendeve, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Nursulltan Nazarbaev. Tema e forumit është "Bashkëpunimi në sferën e zhvillimit të sigurt dhe teknologjive të larta". Pjesëmarrësit e tij do të diskutojnë çështjet e tregtisë rajonale, bashkëpunimin në kompleksin energjetik dhe të lëndëve djegëse, zhvillimin e transportit, bujqësisë, arsimit, lidhjeve kulturoro-humanitare. Në kuadrin e forumit do të zhvillohen negoviatat e Medvedievit dhe Nazarbaevit në lidhje me çështjet e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëveprimit në sferat kozmike dhe energjetike.