0Gazsjellësin "Rryma Jugore" do të ndërtohet po aq shpejt , si dhe "Rryma Veriore", deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në takimin me pjesëmarrësit e klubit diskutues "Valldaj". Për sa i përket projektit "Nabukko". Kreu i qeverisë mendon, se ky projekt ka pak shanse për sukses. Sipas fjalëve të tij, problem kryesor i "Nabukkos" është mungesa e vëllimeve të sigurta të gazi, të domosdoshme për mbushjen e tubacionit. "Rusia nuk do të lërë asgjë atje, në Iran këto vendburime tani për tani nuk janë në gjendje pune, në Azerbajxhan vëllimet janë të vogla dhe përveç kësaj, Azerbajxhan nënshkroi kontratën për furnizimin e gazit në Rusi", renditi Putin.