Ekonomia e Rusisë po zhvillohet me tempe normalë, procesi i modernizimit po zhvillohet me shpejtësi. Kështu e karakterizoi gjendjen bashkëkohore të ekonomisë Kryeministri Vladimir Putin në takimin në Sochi me pjesëmarrësit e kludit diskutues "Valldaj". Çështje kyçe e takimit u bë ajo, se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në vend kohët e fundit. Siç vuri në dukje Kryeministri, tregues kryesor është sjellja ndaj shtetasve të thjeshtë, që demonstrohet në të dhënat demografike. Sipas të dhënave statistikore numri i lindjeve në Rusi është rritur. Prandaj stabiliteti në vend krijon bindje tek personi për të ardhmen, dhe e lejon atë të bëjë plane: "Sigurisht të gjithë ne do të donim, që kjo lëvizje të ishte më e fuqishme dhe efektive. Por detyra jonë qëndron në atë, që të krijohen kushte të tilla stabile, të cilat të garantojnë procesin e zhvillimit pa kurrfarë lëkundjesh. Lëkundjet neve nuk na duhen: as lart, as posht;, as në të majtë, as në të djathtë", u shpreh Kryeministri. Nuk duhet të nxitohemi edhe në planin e vendimeve politike. Kjo ka të bëjë, para së gjithash, me zgjedhjet presidenceale të vitit 2010. Putin edhe një herë tjetër konfirmoi, se ato do të zhvillohen në kuadrin e Kushteturës ruse. Kjo do të thotë, se asgjë nuk mund të dëmtojë zhvillimin e proceseve demografike në Rusi. Por në qoftë, se në çështjen e zgjedhjeve presidenciale tani për tani ruhet intriga, atëherë e gjithë ajo që ka të bëjë me burimet ruse duhet të jetë mjaft e sinqertë, siguroi Kryeministri. Pikërisht, për këtë arsye Rusia po bën gjithçka, që të tërheqë investitorë të rinj të huaj: “Unë nuk mendoj, se legjislacioni rus është më konservativ për nga pikëpamja e aksesit të investitorëve të huaj në objektet strategjikë, se sa legjislacioni i çdo lloj vendi tjetër europian ose të SHBA-s. Ne po ecim përpara drejt kësaj rruge... Sektori i naftës dhe gazit është pjesa më e rëndësishme e ekonomisë ruse. Dhe ne këtu i lejojmë të gjithë: tek ne punojnë të gjitha kompanitë botërore”, u shpreh Vladimir Putin. Tema ekonomike vazhdoi me bisedën për projektet ndërkombëtarë energjetikë, të tillë si “Rryma Jugore” dhe naftësjellësi “Samsu Dxhejhan” në Turqi, në të cilin Rusia merr pjesë aktive. Për sa i përket politikës ndërkombëtare, këtu gjatë kohëve të fundit kanë ndodhur përmirësime serioze. Para së gjithash, këto kanë të bëjnë me vektorin Rusi-SHBA. Sipas fjalëve të Putinit, aktualisht është me vend të flitet mbi atë, se  shumë vlerësime të Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me paqen globale përkojnë.