0Helikopterët e Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) të Federatës Ruse mbërritën në Serbi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njofton agjencia informative RIA Lajmet. Më parë Kreu i MSJ-së Sergei Shojgu u shpreh, se në përputhje me marrëveshjet ndërshtetërore ruso-serbe, aviacioni rus do të bazohet në aerodromin Nish. Ndëkaq, të gjitha vendet në Jug të Europës, të cilat vazhdimisht rrezikohen nga zjarret natyrorë, mund të përdorin ndihmën e aviacionit antizjarr rus. Sipas fjalëve të Shojgut, avionët dhe helikopterët do të përdoren vetëm për shuarjen e zjarreve konkretë, pastaj do të kthehen në aerodrom.