0Në Flotën e Balltikut filluan stërvitjet ushtarako-detare në masë të gjerë, në të cilat marrin pjesë rreth 30 anije, si dhe më shumë se 10 avionë dhe helikopterë. Gjatë përmbushjes së detyrave luftarake në det anijet bëjnë gjuajtje raketore dhe artilerie nëpër det, bregdet dhe ajër, si dhe manovra të tjera. Pikë kulminante e stërvitjeve ushtarako-detare do të bëhet operacioni i zbarkimit detar dhe ajror të desantit në bregun e Detit Balltik, të pushtuar nga kundërshtari. Do të përfundojnë këto stërvitje më 9 shtator.