SHBA-s do të rishikojnë politikën e vet në Afganistan, në qoftë se deri në dhjetor ajo nuk do të ketë rezultate. Kjo është deklarata e Kreut të Pentagonit Robert Geits shpallur njëkohësisht me vendimin e Presidentit të Afganistanit për përfundimin e marrëveshjes strategjike për armëpushim me talibanët. Ministri i mbrojtjes bëri njohjen e vet të detyruar pas vizitës inspektuese javën e kaluar në provincën afganistanase Kandagar-strehë e lëvizjes radikale "Taliban". Atje trupat e SHBA-s dhe NATO-s po zhvillojnë një sulm me përmasa shumë të mëdha ndaj guerrilasve. Por suksesi i tij ushtarak, ka të ngjarë, se nuk është i sigurt. Nuk përjashtohet fakti, se Presidenti i Afganistanit Hamid Karzaj shërben tani për SHBA-s si një lloj "shkopi magjik". Ai është gati të pajtohet me talibanët, për negociata me të cilët dhe krijoi Këshillin e paqes. Mossuksesi në frontin afgan kohët e fundit i detyroi amerikanët që ti shikojnë me mjaft kujdes lojërat e Kabulit me talibanët. Krijimi i mekanizmit negociator u bë një lëshim i ri nga ana e Uashingtonit ndaj përpjekjes për të shpëtuar fytyrën e vet, pasi Hamid Karzaj nuk mund të propozonte iniciativën për krijimin e Këshillit të paqes pa rënë dakort me amerikanët. Ndërkaq talibanët tashmë e kanë kapur administratën e Barak Obamës me darë të fortë. Në qershor republikanët kongresistë iu nënshtruan një kritike të ashpër për atë, se talibanëve po ju jepen mjetet, e financuara për kompanitë afgane për furnizuesit e ushqimeve dhe armë trupave amerikane. Përveç kësaj, mesa duket, Pentagoni ka marrë firma ndërmjetëse, drejtuesit e të cilave janë të afërm të Hamid Karzait, që ka lidhje të ngushta me talibanët. Nuk përjashtohet fakti, se ky skandal i kushtoi vet postin Komandantit të forcave të SHBA-s në Afganistan, Gjeneralit Stanley Machrystal. Pasuesi i tij në këtë post David Petraeus me energji të dyfishta u mor me kapjen dhe eliminimin e liderëve të lëvizjes "Taliban". Për këtë nevojitet kohë, që Shtëpia e Bardhë nuk e ka, mendon eksperti i Institutit të orientalistikës Viktor Korgun: "Strategjia e re amerikane e Barak Obamës tani për tani nuk funksionon, ndërkaq afatet po afrohen për trupat amerikanë. Për këtë SHBA-s, sipas mendimit tim, nuk do të jenë gati. Prandaj amerikanët nervozohen. Aq më tepër se afganët po përgatisin kushte për negociata me talibanët. Amerikanët deri në fund ishin kundërshtarë të këtyre kontakteve të drejtpërdrejta. Prandaj ata tani po përpiqen të rishikojnë strategjinë e tyre të re. Ka mundësi, që të zgjaten afatet e largimit të trupavenga ky vend", u shpreh eksperti. Nën presionin e demokratëve Barak Obama shpalli për fillimin e largimit të trupave nga Afganistani verën e vitit 2011. Ndërkaq, ushtarakët tashmë kërkojnë nga Shtëpia e Bardhë që të mos nxitohen për largimin e trupave. SHBA-s nuk kanë as fitore ushtarake, as diplomatike në Afganistan. Nga kjo vjen dhe dëshira e Kabulit për të përfunduar marrëveshjen strategjike me talibanët për armëpushim.