BE filloi krijimin e sistemit të parë mbikombëtar në botë për kontrollin e tregjeve financiare. Qëllimi kryesor i tij do të jetë minimizimi i rreziqeve të krizave financiare globale. Sistemi do të nisë të funksionojë në fillim të vitit 2011. Për herë të parë në histori agjencitë europiane për ushtrimin e kontrollit financiar do të kenë plotfuqishmëri më të madha se sa qeveritë kombëtare. Përveç kësaj, në Bankën Qendrore të Europës do të hapet një nëndikaster që do të kontrollojë shfaqjen e rreziqeve të krizës.