Në Moskë në Shtëpinë e Pashkovëve u hap zyrtarisht Kongresi i parë Ndërkombëtar i përkthyesve, kushtuar përkthimit të letërsisë ruse. Për pjesëmarrje në forum kanë ardhur më shumë se 150 mjeshtra sllavistë nga 25 vende të botës. Temat kryesore të forumit janë: përmirësimi i cilësisë së përkthimit letrar si dhe domosdoshmëria e krijimit të Institutit të parë të përkthimit në Rusi.